Supermodelja nga Kumanova Gresa Osmani mahnit publikun në Shkup

Me rastin e 15 vjetorit të Universitetit FON është mbajtur një revy mode ku kanë defiluar modele të njohura mga Maqedonia. Në mesin e tyre publikut i ka rënë në sy me paraqitjen atraktive supermodelja nga Kumanova, Gresa Osmani. Në këtë revy jubilare të modës, Gresa është paraqitur me modele të dizajnuara nga motra e saj, Blerta Osmani, ndryshe dizajnere e njohur në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri.

Përveç modele, Gresa Osmani është edhe fotografe e cila ka nisur të merret me këtë profesion që nga shkolla fillore.

19-vjeçarja e cila me prejardhje është nga Kumanova, jeton dhe vepron në Prishtinë tash e një kohë. Ajo është studente e vitit të parë në Universitetin AAB në drejtimin e produksionit.

Gresa thotë se përveç modelinit dhe fotografisë, merret edhe me pikturë ku edhe e zbërthen talentin e saj dhe ndjenjat përmes ngjyrave. Pra, pasioni i saj për fotografinë nuk është i rastësishëm sepse i lidhet me artin që e inspiroi të nisë punën në këtë drejtim.

Edhe pse në fillim të karrierës profesionale, fotografja ka marrë oferta të shumta bashkëpunimi edhe nga kompani të ndryshme.

Për profesionin e saj, ajo është falënderuese ndaj familjes pasi që e ndihmuan dhe e mbështetën që të jetë e suksesshme në këtë rrugëtim.

Gresa ka realizuar fotografi edhe për këngëtarin e hitit “Tradhtare”, Skerdi, si dhe për Diona Fonën, e cila pritet që së shpejti ta publikojë klipin e saj të ri.

Loading...