Për të 30-ën herë në karrierën e tyre do të sfidohen në një ndeshje zyrtare tenisi dy motrat Williams, Serena dhe Venus. Kjo gjë do të ndodhë të shtunën, në raundin e tretë të grand slam të US Open, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy motrat më të famshme të tenisit. Ky është dueli i gjashtë mes tyre në këtë grand slam (3-2 në favor të Serenës rezultati), por motra më e vogël është ajo që udhëheq në total në përballjet direkt, 17-12.

Fitorja e fundit e Venus në përballet direkt daton në vitin 2005, dhe që nga ajo periudhë është Serena ajo që “rreh” gjithnjë në fushë motrën e saj më të madhe. “Unë nuk e shoh kurrë në fytyrë kur luajmë ndaj njëra-tjetrës. Për të fituar ndeshjen apo turneun duhet të përballem e fitoj ndaj më të mirëve dhe Venus është një kampione”, tha Serena, që në fund shtoi: “Në përballjet tona unë gjithnjë bëj tifo për Venus, por e di që të dyja kemi të njëjtat ndjesi në fushë”.

Loading...