Kosovë-Shqipëri

Surroi: Kuvendi po u jep sinjale armiqve se në Kosovë nuk ka kohezion

kuvendi-i-kosoves1-c1200x600

Shkrimtari, publicisti e politikani Veton Surroi sot ka reaguar ndaj mos votimit të asnjë rezolute për rastin Haradinajn në Kuvendin e Kosovës, transmeton Koha.net.

Lidhur me këtë, Surroi në Facebook ka shkruar se shumica shqiptare e Kuvendit të Kosovës nuk arriti të formulojë një qëndrim për rastin Haradinaj.

Ai ka thënë gjithashtu se shumica shqiptare e Kuvendit të Kosovës ka dy vjet që nuk arrin të formulojë një qëndrim unik për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe ndaj Bashkësisë së komunave serbe.

Duke analizuar këto raste, Surroi ka shpjeguar se “në rastin e parë nuk arrin të përcaktojë se si do të mbrojë të drejtat e liritë të qytetarit të vet dhe të institucioneve të veta të gjyqësisë. Në rastin e dytë nuk arrin të përcaktojë se si të mbrojë sovranitetin dhe kushtetutshmërinë”.

Në vazhdim Surroi ka shtuar se “shumica shqiptare në Kuvendin e Kosovës jep një sinjal të rëndësishëm për Rusinë e Serbinë, Islamin politik (Islamizmin) dhe çdo kundërshtar tjetër të Kosovës së pavarur e demokratike: nuk ka kohezion, as atë elementar bile” për të përfunduar se “shumica shqiptare po e fton ujkun me instinktin e tij të nuhaturit të erës së kopesë së shkapërderdhur”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top