Svilanoviq: Vetëm referendum i suksesshëm në Maqedoni do të hap perspektiva dhe potencial të madh

Goran Svilanoviq, ish Ministri i Punëve të Jashtme të Jugosllavisë, nga 1 janari i vitit 2013 është Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunim rajonal me seli në Sarajevë. Me kërkesë nga AIM, Svilanoviq dërgoi mesazh deri tek qytetarët e Maqedonisë për referendumin e 30 shtatorit.

“Natyrisht se referendumi është çështje kombëtare. Por, vetëm referendum i suksesshëm do të hap perspektiva dhe potencial të madh. Me atë, vet qytetarët do të kenë mundësi të vendosin pikë në kontestin 25 vjeçar i cili ndalonte zhvillimin e vërtetë dhe proceset integruese në vend”, thotë Svilanoviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marrëveshja që u arrit mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, sipas tij, është marrëveshje e guximshme, e madhe, historike për shkak se jep potencial të freskët, jo vetëm për bashkëpunimin në integrimet euro-atlantike, por edhe për zhvillimin ekonomik të mëtutjeshëm të vendit, si dhe për gjithë rajonin.

Svilanoviq, konsideron se është e rëndësishme që të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij referendumi, duke marrë parasysh perspektivat e mundësitë që i sjell Bashkimi Evropian.

“Strategjia evropiane për zgjerim e shpallur në shkurt të këtij viti është e qartë- të pamundura janë integrimet me konteste bilaterale të pazgjidhura” tha Svilanoviq.

Rezultati pozitiv i referendumit dhe zbatimi i plotë i marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës mund të ndryshojnë rregulat e lojës dhe pozitivisht të ndikojnë ndaj sfidave tjera në rajon. Rezultati pozitiv do të siguroj ndaj sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon./Telegrafi/

Loading...