Ilaz Kadolli i cili aktualisht punon si avokat, ndërsa me herët ka qenë në struktura të UÇK-së, ka reaguar ndaj deklaratave te liderit të PDK-së, Hashim Thaçit lidhur me opozitën, të cilën ai e quajti pro-ruse dhe kriminale.

Ai në llogarinë e tij në facebook ka shkruar “Hashum Thaqi. Kujdes me Fjalorin e ult, nuk guxon ti quash pro rus gjeneralet e UCK-se, terhiqi prapa keto fyerje,perndryshe te behet von e te mbesin ne fyt fjalet tua. nga Syri i Shqiponjes”.

Syri i Shqiponjës ka qenë si duket nofka e Kadollit në të kaluarën./BS/

Loading...