Ta luftosh iredentizmin me iredentizëm

Ejup Berisha

Kjo dukuri nuk është diqka e panjohur në Ballkan këtë e kanë bërë edhe më parë dhe e bëjnë shtetet e këtij Gadishulli konfliktuoz. Një rast prezent e kishim në Kosovë në fillim të viteve nëntëdhjeta të shekullit XX. Në atë kohë Serbia mundohej që Iredentizmin dhe nacionalizmin e ashtuquajtur shqiptar ta luftoj me iredentizmin dhe nacionalizmin serb. Një apo dy vite më vonë një aktivitet të tillë të ngjashëm e fillon Greqia.Ky shtet aktivitetin e luftës së ashtuquajtur kundër iredentizmit shqiptar në Shqipëri dhe Maqedoni e fillon përmes iredntizmit të vet. Ky shtet përmes këtij aktiviteti po tenton dhe mundohet që me kontestin rreth emrit të Republikës së Maqedonisë kinse ta ndal iredentizmin maqedonas.Pse sepse aktualisht një teritor me të njëjtin emër Maqedoni ndodhet në teritorin e saj. Në rastin konkret mendoj se nuk kemi luftë kundër iredentizmit por luftim të tij sipas modelit të njohur serb Iredentizëm me iredentizëm pra tani i drejtuar nga Greqia kundrejtë Republikës së Maqedonisë. Pse e themë këtë sepse nëse Greqia insiston që zgjidhja e kontestit të emrit të jetë kryesisht me përcaktim gjeografik atëher kush mund të mohon se grekët pas një kohe nuk mund të shprehin iredentizmin e tyre dhe të pretendojnë se kjo pjesë e territorit ku tani jetojmë ne e që quhet Republika e Maqedonisë ka qenë dhe është pjesë e teritorit të saj me të njëjtin emër Maqedonia. Emërtime të propozuara me përcaktim gjeografik psh jane Republika e Maqedonisë së veriut.Republika e epërme e Maqedonisë apo Republika e Maqedonisë së Vardarit. Të fillojmë me radhë pra nëse Republika e Greqisë insiston që vendi ynë të quhet Republika e epërme e Maqedonisë atëher pas pesëdhjetë apo njëqind vitesh grekët do të mund të pretendojnë se Repunlika e epërme e Maqedonisë duhet ti bashkangjitet Maqedonisë së poshtme. Nëse Greqia insiston që Republika e Maqedonisë të quhet Republika veriore e Maqedonisë atëher kjo pjesë normalisht se sipas grekëve duhet ta ketë një pjesë tjetër që do të pretendohet ti bashkangjitet teritorit të saj grek. Nëse shkohet në varijantin që Republika e Maqedonisë të Emërohet si veriore atëher qytetarëve që jetojnë në lagjen Shkup Veri në mesin e tyre edhe mua nuk do të na vie ndonjë befasi e posaqme sepse ne ashtu kështu jemi banorë të lagjes Shkup Veri kështu që edhe shteti do të identifikohet me emërin e vjetër të lagjes tonë.Ok shakatë menjanë ndërsa problemi për zgjidhjen e kontestit të emërit është shumë më serioz,prandaj nëse ky problem nuk zgjidhet me me përkushtim real duke e eliminuar iredentizmin grek atëher do të kemi zgjidhje të përkohëshme e jo të përhershme që do të mund të komplikohet më vonë përmes tendencave iredentiste të palës greke. Iredentizmat nuk janë të panjohura në Ballkan thash tendencat iredentiste Greke po realizohen edhe në teritorin e Republikës së Shqipërisë me arsyetimin e palës greke se po tenton që ti mbroj të drejtat e qytetarëve shqiptar me përkatësi greke atje e që në fakt është iredentizëm par ekselans grek ndaj Shqipërisë. Popujt që jetojnë në Gadishullin e Ballkanit të gjithë shprehin pretendime territoriale ndaj territorit të popullit tjetër.Serbia shpreh Pretendime ndaj Kosovës dhe Shqipërisë. Greqia shpreh pretendime ndaj territorit të Shqipërisë dhe Maqedonisë,Mali i Zi shpreh prtendime teritoriale ndaj Kosovës dhe Shqipërisë.Serbia ndaj teritorit të Kroacisë por edhe ndaj një teritori të Bosnjë dhe Hercegovinës të banuar me popullatë serbe. Kur jemi te iredentizmi Serb apo pretendimeve teritoriale të serbëve ndaj Kosovës ky shtet në mënyrë të pakuptimtë pretendon se Kosova është djep i Serbisë. Pse ndodhë kjo,kjo pra ndodhë për shkak të një beteje të njohur si Beteja e Kosovës të zhvilluar në teritorin e Kosovës para më shumë se gjashtëqind vitesh e në të cilën ka marrë pjesë një ptijës Serb me ca ushtar të tij ndërsa beteja ishte pjesë e një organizimi më të gjërë të më shumë popujve ballkanik në luftën e tyre kundër Perandorisë Osmane e ku më së shumti kishte prijës dhe luftëtar shqiptar. Dhe prej asaj kohe iredentizmi serb nuk ka të ndalur ndaj territorit të Kosovës përsëris me pretendimin se ky është një territor serb. Pra në Ballkan egziston një iredentizëm i secilit popull ndaj teritorit të secilit popull e që situatën e bën më të komplikuar posaqërisht kohëve të fundit kur kemi ndarje të sferave të interesit mes shteteve të mëdha botërore e që duan ta shtrijnë ndikimin e tyre jo vetëm në përmasa botërore por edhe rajonale. Serbia për realizimin e ideve të saj iredentiste dhe hegjemoniste ka paralajmëruar se do të blej një sasi të konsiderueshme të armatimit,Kroacia nga ana tjetër është duke u armatosur për tu mbrojtur nga rreziku i armatimit të Serbisë. Nga ana tjetër Shqipëria gjithashtu është e detyruar që të siguroj armatim për tu mbrojtur nga rreziqet që i kanosen nga fqinjët si Serbia dhe Greqia.Krejt kjo ndodh me qëllim që shtetet e Ballkanit të krijojnë primatin në forcë apo edhe disa prej tyre për ta krijuar barazpeshën e forcave shumë të nevojshme për tu mbrojtur nga agresioni i shteteve me pretendime teritoriale si Serbia dhe Greqia. Kjo flet se iredentizmat në Ballkan nuk kanë qëllim që të reduktohen dhe zvogëlohen por këto do të rriten edhe më shumë e që situatën e bën më eksplozive dhe më të rrezikshme me mundësi eskalimi të konflikteve me përmasa rajonale.Prandaj nevoitet intervenim parandalues nga Bashkimi Europjan dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me qëllim që mos të lejohet të ndizet fitili i konflikteve dhe luftërave mes shteteve dhe popujve Ballkanik të cilat rajonin do të mund ta zhytnin në një konflikt shumë të përgjakshëm të nxitur mu nga iredentizmat dhe nacionalizmat agresiv të popujve Ballkanik.

Loading...