Medai Shaholli

Tanimë nuk është sekret se esadistët e DUI-t, dhe të subjekteve të tjera politike shqiptare janë formësuar dhe se ata po shfaqet në horizont qartazi përmes qëndrimeve të tyre në lidhje me fererendumin dhe marrëveshjen e Prespës, duke anashkaluar premtimet dhe zotimet programore për çështjen shqiptare. Përkundrazi, ata janë vënë mbrojtje të “dërzhavës Severna Makedonija”, që po u rrezikuaka nga elementë ekstremistë të pandreqshëm shqiptarë që nuk ia duan të mirën “dërzhavës”.

Taborri i esadistëve nga DUI dhe partiçkat e tjera shqiptare, po shesin interesat kombëtare te Zajko dhe “dërzhava” e dashur Severna Makedonija, duke hequr dorë nga rrahje gjokset për angazhimet programore dhe zotimet elektorale, për hir të interesave të ngushta të tyre.
Ata hoqën dorë nga ashtuquajtura Platforma Shqiptare dhe pranuan një ligj denigrues që ata e quajnë ligji për gjuhën shqipe por në fakt është ligji për gjuhët e bashkësive etnike të 20%.

Statusi denigrues i minoritetit të papërfillshëm dhe mospërfshirja e emrit dhe gjuhës shqipe në kushtetutën e vendit, përbën mëkatin e pafalshëm nga ana e esadistëve dhe partiçkave të tjera shqiptare të cilët për hir të pushtetit po i bëjnë dyzetë “METANI” kryeministrit Zaev në shenjë faljeje për “qëndrimet e tyre të gabuara patriotike”, kryeministër ky i cili me qëndrimet e tij shoviniste ndaj shqiptarëve ka refuzuar fuqishëm barazinë dhe statusin e shqiptarëve dhe gjuhën shqipe me sllavët e tij në kushtetutë.

Kushtetuta nuk është barrierë e pakapërcyeshme e cila sanksionon të drejtat e shqiptarëve si “bashkësi etnike e 20% ” por, mosgatishmëria dhe mentaliteti i ndryshkur pansllavist, për mos ta ndryshuar këtë kushtetutë nga frika e të qënit i barabartë me shqiptarët për ta paraqet fundin e “dërzhavës”!

Me statusin e barabartë të shqiptarëve në kushtetutë ata mendojnë se do të humbin karakterin dhe formën e shtetit një nacional e njëgjuhësor por edhe njëherësh rolin dominues dhe primatin e njëshit në vend karshi bashkësive të tjera etnike. I tërë ky qëndrim refuzues bëhet për ta ruajtur karakterin unitarist të shtetit një nacional sllav me fanatizëm të paparë parë nga frika e zhbërjes së sistemit politik me shqiptarë të barabartë. Ky qëndrim mosdurues paraqet formën e pandryshuar të racizmit të tyre ndaj shqiptarëve.

Por, sllavët e titistit Zajko apo të komitit Mickoski, duhen parë realitetin ne sy ne dhe jo me ngjyra shovene sepse ky qëndrim shoven ndaj shqiptarëve ka për t’i kthyer si bumerang, pasi shqiptarët atdhetarë dinë të thonë, “mjaftë më qëndruam skllevër” sepse edhe ne duam të jemi të barabartë në tokën e të parëve, në të kundërtën nuk garantojmë stabilitet dhe vazhdimësi të “dërzhavës”mbi kurrizin tonë.
Taborri i esadistëve nga DUI dhe servilët të rinj në skenën politike me daljen pro referendumit dhe pro marrëveshjes së Prespës, i honeps pushteti dhe paraja ndaj dhe iu shmangën obligimeve dhe i shkelën me të dya këmbët interesat kombëtare.

Mospërfshirja dhe lënia jashtë e statusit të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe në ndryshimet kushtetuese përbën akt të lartë tradhëtie.

Epiteti si “esadistë” për lukuninë e hienave të Esadit të ri (Ali Qametit), është nofka më e qëlluar dhe e merituar ndaj tyre për qëndrimet që mbajnë kundër interesave kombëtare shqiptare.Tanimë kupa është mbushur dhe kthim prapa nuk ka.
Vula e tradhëtisë ka nxirë dhe ka katranosur fytyrat e tyre prej renegati.

Prioritet i shqiptarëve janë edhe integrimet euroatlantike por, më parë duhet që shqiptarët të jenë karshi sllavëve jo si inferiorë por si të barabartë mes të barabartëve me dinjitet dhe me ballin lartë ashtu siç na takon të jemi. Prandaj, kemi atë situatë që kemi si pasojë e veprimeve e qëndrimeve të papërgjegjshme të subjekteve politike shqiptare.

Sot, më shumë se kurrë është imperativ i kohës dhe i të drejtës sonë, që nga intelektualët atdhetarë, dhe veprimtarë të çështjes kombëtare, me mbështetjen e rinisë studentore dhe mbarë popullatës shqiptare në Maqedoni, të shpien përpara ato procese ku kishin filluar në fillim te viteve 90, në këmbënguljen e arritjes së barazisë së statutit dhe gjuhës shqipe në kushtetutë si minimum i së drejtës sonë kombëtare.

Për fatin tonë të keq, ato nisma të mbara si mision fisnik për realizimin e të drejtës sonë kombëtare për te vendosur të ardhmen tonë, u devijuan dhe bllokuan nga kjo kastë e sotme politike dhe nga segmente të caktuara të pushtetit brenda kësaj kaste servile dhe puthadore e pushtetit.

Koha nuk pret më ndaj ;shqipëtar mos rri po duku shqipëtar”!

Loading...