kercenimmm1

Një mesazh kërcënues ka mbërritur në adresën e e-mailit të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ku thuhet se tani e ka radhën Shqipëria.

“Tani e keni radhën ju. Filloi lufta e shenjtë ndaj atyre që janë përfshirë në luftën kudra Shtetit Islamik. Do dridheni do gjunjëzoheni para Allahut!”, shkruhet në këtë email.

Kërcënimi është për Shqipërinë dhe siç shihet në e-mail mban datën 14 nëntor ora 10:44 minuta. Lajmi raportohet nga “Opinion.al”, dhe emri i dërguesit është  “Brigada e Kuqe”, emër  ky  aktiv edhe gjatë ndeshjes Shqipëri- Serbi.

Loading...