Ish-ministri i Brendshëm rikthehet në Parlament, pas 6 muajsh dhe përqafohet me mall prej deputetëve të PS-së. Dialogu i “çmendur” me Sali Berishën që po e filmonte dhe deklatarat për gazetarët kujtoi një episod të ndodhur sot në sallë, ku ish-kryeministri Sali Berisha që kërkoi largimin e tij, nisi ta filmonte.

Saimir Tahiri u rikthye në Kuvend dje pas një mungese të gjatë, duke tërhequr një vëmendje të madhe mediatike por edhe politike. Ai u ndoq fillimisht nga gazetarët në hyrje të Kuvendit, ku u shfaq rreth orës 10 të mëngjesit. Tahiri u mundua t’u shmangej pyetjeve. Brenda në sallë ai u prit me mall nga disa kolegë, ndër të cilëve spikaste ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro që e përqafoi. Tahiri pati një përplasje me Sali Berishën, i cili teksa dilte nga salla pas vendimit të opozitës për ta braktisur parlamentin, iu afrua deputetit të pavarur dhe nisi ta filmonte. Pasi doli jashtë, ish-deputeti socialist u ndal përpara gazetarëve.

Gazetari: A do të vazhdoni të vini rregullisht nga ky moment e tutje në Kuvend?

Tahiri: Kur të kem diçka për të thënë, sigurisht, do vij.

Ish-ministri i Brendshëm kujtoi një episod të ndodhur në sallë, ku ish-kryeministri Sali Berisha që kërkoi largimin e tij, nisi ta filmonte. Për mua është një ditë e lumtur që më filmoi Saliu, kam motiv ta mirëkuptoj, njeriun që fshiu filmimet në 21 janar, fshiu filmimet e kryeministrisë, sot të më filmojë mua.

Gazetari: Thuhet se po ju mbron Edi Rama, a është e vërtetë?

Tahiri: As më mbron njeri dhe as dua njëri t’më mbrojë. Për mua ka vlerë e vërteta dhe nuk ka vlerë kush mund t’më pengojë në rrugën time për të bërë drejtësi.

Tahiri: Nuk besoj se do të ketë bir nëne dhe bir ku*ve që do të më pengojë që të bëj drejtësi.

Rreth 1 orë pas këtij qëndrimi Saimir Tahiri bëri një sqarim në Facebook, ku akuzoi Sali Berishën dhe mohoi që të ketë përdorur ndonjë mesazh të koduar: Kur gjyqin moral ta bën djalli…kështu quhet ajo që dëgjoj çdo ditë nga goja e kujt ka qeverisur 25 vjet duke vrarë e duke vjedhur për pushtet. Pas thuajse 6 muajsh, shkova nee Parlament. Kush e ka marrë heshtjen time për dorëzim, është gabuar. Është veteem respekt peer drejtësinee. Këtë rrugë do ndjek me durim. Ndeersa me këtë historine e mesazheve tëkoduara që lëshokam unë, bjerini shkurt. As me duhet t’i çoj mesazh njeriu./SHEKULLI

Loading...