Të shtunën, në kuadrin e javës së dytë të Ligës së dytë – Perëndim do të zhvillohet derbi shqiptarë mes Vëllazërimit nga Kërcova dhe Struga Trim Lum, dy skuadra që kanë ambicie për kreun  e tabelës.

Struganët në javën e parë barazuan 1-1 me Goblenin në Kumanovë, kurse Vëllazërimi pësoi disfatë ndaj Llabunishtës 1-0.

Ky derbi pritet me interesim të madh.

“Po ne kemi projektuar planin për të hyrë në Ligën e parë, prandaj çdo ndeshje shkojmë për të fituar. E respektojmë ekipin e Vëllazërimit, sidomos në fushën e vet është një kundërshtar i vështirë. Shpresojmë të jemi në formë të mirë dhe të dalim me tre pikë nga kjo përballje”, deklaroi Flamur Tairi, një prej futbollistëve më të mirë të Struga Trim Lum.

Ndeshja Vëllazërimi dhe Struga TL do të luhet në stadiumin e qytetit në Kërcovë me fillim prej orës 16:30 minuta.

Loading...