Qeveria me një vendim absurd mbështet RTVM që secili të paguajë taksën radiodifuzive. Këtë television vetëm 3% e qytetarëve e shikojnë dhe 5% e popullatës i besojnë lajmeve që transmeton ky servis publik.

Me kalimin e afatit për pagesën e taksës radiodifuzive rradhët për pagesë të saj tashmë janë të gjata. Paralajmërimi i UJP se nga e hëna do të fillojë me pagesë të dhunshme ka bërë që të gjithë ata që kanë borxh të fillojnë t’i paguajnë.

‘’Është e paparashikueshme që për një borxh prej 1000denarë të bëhet bllokim dhe të angazhohet përmbarues, me cka për një kohë record borxhi do të trefishohet. ‘’E patolerueshme është që këto borxhe të shkojnë me vite ndërsa pyetja vlen se borxhi rritet cdo vit’’, tregon Pavle Gocev kryetar i shoqatës.

Numri i firmave dhe qytetarëve të cilët kanë borxhe të ndryshme rritet në këtë muaj. Sipas DAP lista e borxhlive nuk duhet të tolerohet sepse nuk është kriter në publikimin e listave të kreditorëve dhe për këtë do të meren masa për pagesë të detyruar.

Loading...