Një prej futbollistëve më të talentuar shqiptar, Besnik Ferati është përfshirë në listën e seleksionuesit të Maqedonisë U19, Goran Stankovski për dy miqësoret e radhës kundër Polonisë dhe Anglisë, të cilat do të luhen më 11 dhe 16 tetor.

Faqa zyrtare e FK Partizani nga Tirana njofton se nga FFM-ja iu ka mbërritur një shkresë zyrtare për përfshirjen e Feratit, i cili është nga Shkupi, në ekipin e të rinjve.

Partizani i uron paraqitje dinjitoze lojtarit të tyre të talentuar me ekipin përfaqësues të Maqedonisë.

Ja linku: http://www.partizani.al/sq/u-19-besnik-ferati-pjese-e-perfaqesueses-se-maqedonise-per-dy-miqesoret-ndaj-polonise-dhe-anglise/

 

Loading...