Talenti i Shkëndijës nga Tetova, Atdhe Mazari ka marrë një ftesë nga kombëtarja U19 e Shqipërisë që drejtohet nga seleksionuesi, Erjon Bogdani, për dy ndeshjet miqësore kundër Rumanisë më datat 18 dhe 20 nëntor të këtij viti.

Atdheu duhet të paraqitet në grumbullimin e kombëtares U-19 me 15 nëntor, kurse dy ndeshjet kundër Rumanisë do të luhen në Shqipëri.

Atdhe Mazari është nga Dollogozhda e Strugës, kurse luan për të rinjtë e Shkëndijës nga Tetova. Është i lindur më 2 qershor 2001, kurse luan për gjeneratën e vitit 2000, me të cilët nuk kanë asnjë humbje dhe barazim në kampionat. Ai deri tani ka pasur tre ftesa nga U-17, dhe tani kjo është ftesa e radhës për U-19 të Shqipërisë.

Loading...