ReshatIbrahimi

Reshat Ibrahimi

Gjiganti i madh i futbollit botëror Barcelona si duket ka zbuluar një talent të ri të futbollit në kampin që e organizoi në Ontario të Kanadasë.

Në një konkurrencë të madhe, ku kanë marrë pjesë ekipe të shumta, skautët e Barcelonës në mesin e 72 fëmijëve të përzgjedhur kanë regjistruar edhe emrin e një djaloshi shumë të talentuar shqiptar, 7-vjecarin, Fazli Fazliu, i cili ka lindur dhe jeton në Mississauga të Torontos, por është me origjinë nga Kumanova, shkruan gazeta “Lajm”.

Djaloshi pritet të bëhet shumë shpejtë pjesë e shkollës së saj.

ReshaatIbrahimi

“Djali im ka dy vite që stërvitet dhe luan për ekipin që mbanë emrin e qytetit Misiissauga Ëhite Eagles. Dhe, para disa javësh Barcelona organizoi një kamp të hapur për zbulimin e talenteve të futbollit. Konkurrenca ishte shumë e madhe, sepse morrën pjesë me qindra fëmijë nga vendbanime të ndryshme. Për fat të mirë djali im e kaloi testin dhe tani po presim përgjigje nga Barcelona Youth Academy, e cila më herët e dërgoi djalit tim në Toronto për t’i kryer të gjitha kontrollet mjekësore”, tregon me krenari babai i Fazliut, Adnani për “Lajm”.

Ai thekson në kampin prej 72 të përzgjedhurve nga Akademia e Barcelonës është bërë filtrim, ku ka pasur vetëm për dy veta që do të udhëtojnë për në Barcelonë. Babait të Fazliut trajnerët e Akademisë së Barcelonës i kanë premtuar se djali i tij do të jetë mes dy të përzgjedhurve.

“Por, njëri prej trajnerëve të Akademisë së Barcelonës që e ka stërvitur Fazliun më ka thënë se 99%  djali im do të shkoj në ushtrime dy javore në Camp Nou dhe kjo do të ndodh nga 25 gushti. Kampi ka përfunduar dhe ne jemi në pritje të përgjigjes nëse djali do të jetë mes dy të përzgjedhurve për të bërë pjesë e Akademisë së Barcelonës”, shtoi Adnani, prindi i Fazliut.

Ai tha se djali i tij Fzliu ka marrë edhe disa çmime, medalje dhe një diplomë nga Akademia e Barcelonës. Thotë se idhull i Fazliut është ylli i futbollit botëror, Lionel Messi, që luan me Barcelonën./lajm/

ReshaaatIbrahimi

Loading...