Tani është momenti për ta kapur trenin për në BE

Maqedonia vitin e fundit ka bërë shumë hapa përpara. Forcat përparuese zgjidhën çështje të rënda si kontesti me emrin, me qëllim që vendit t’i sigurohet prosperitet. Përfitimet nga anëtarësimi në BE dhe NATO janë të mëdha edhe për shtetin edhe për qytetarët dhe për atë duhet të shfrytëzohet momenti.

Këto janë një pjesë e qëndrimeve të pjesëmarrësve në Konferencën e sotme ndërkombëtare “Maqedonia sheh përpara: është momenti për ta kapur trenin për në BE”, në të cilën i pranishëm ishte edhe kryeministri Zoran Zaev.

Ai theksoi se është shumë mirë që për Maqedoninë si një vend shumë i vogël mund të flitet për përparim të tillë. Kemi tha, shumë për të mësuar, por edhe të japim shumë për Evropën.

“Me marrëveshjen me Bullgarinë, dhe tani me marrëveshjen me Greqinë dërgojmë porosi serioze se fryma evropiane dhe vlerat qëndrojnë edhe këtu në Ballkanin Perëndimor, që të dërgojmë porosi të shpresës për perspektiva të mira”, tha Zaev.

Ai potencoi se para Maqedonisë dhe qytetarëve është periudha kur duhet të sillen vendime serioze, të cilat, tha, nuk janë të lehta, por, megjithatë, potencon, i garantojnë të ardhme serioze Maqedonisë dhe rajonit.

“Në rrethana të tilla mund të them se kur përmes një marrëveshje merrni për obligim të ndërroni emrin kushtetues të vendit, ajo paraqet çështje të ndjeshme, por të inkurajuar për shkak të përfitimeve, besojmë se shënojmë moment të rëndësishëm edhe nga historia evropiane që do të konfirmohet me shumicë të madhe në referendumin e ardhshëm”, tha kryeministri Zaev.

Ernst Shteter, sekretar i përgjithshëm i Fondacionit për Studime Progresive Evropiane tha se krahas të gjithave që janë bërë në periudhën e fundit hap shumë i madh ka qenë guximi të zgjidhet kontesti i emrit.

Me qëndrimin e tillë pajtohet edhe Marija Zhoao Rodriges kryetare e Fondacionit, duke potencuar se në momente të tilla historike nevojitet unitet i të gjitha subjekteve dhe qytetarëve.

Tema të konferencës janë ndryshimet socio-ekonomike dhe politike në shtet pas ndryshimit të pushtetit, integrimi në BE dhe NATO dhe roli i partnerëve ndërkombëtar dhe kontributi i tyre drejt zhvillimit të mëtutjeshëm të Maqedonisë dhe Evropës Juglindore, që e organizojnë Progres-Instituti për demokraci sociale në bashkëpunim me Fondacionin për studime progresive evropiane, Qendra ndërkombëtare “Olof Palme”, Fondacioni Vestminster pranë Partisë laburiste nga Britania e Madhe, Fondacioni “Fridrih Ebert” – Zyra Shkup dhe Forumi evropian për demokraci dhe solidaritet. s

Loading...