Taravari: Jemi në bisedime me BESËN që të bashkohet me “Aleancën për shqiptarët”

Partitë politike BDI, VMRO-DPMNE dhe PDSH  është e mundshme që bashkërisht të hyjnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në prill 2016. Këtë e deklaroi Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes për Reformën në PDSH, në debatin e sotëm në raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë, në organizatën e fondacionit të shoqërisë së hapur, Maqedonia dhe Qendra Maqedonase për edukim evropian.

“Egzistojnë indikacione dhe informacione që ne i kemi si parti, se tashmë egizstojnë kësisoj biseda për bashkimin e dy partive parlamentare shqiptare dhe palës që është në qeveri, dmth VMRO-DPMNE. Të gjitha opsionet janë të hapura. Ne tani po punojnë në bashkimin e frontit opozitar shqiptar. Në Aleancën e shqiptarëve tashmë jemi bashkë me partinë e Rufi Osmanit, dhe tani jemi në bisedime edhe me BESËN, por  do të shohim se çfarë do të jenë hapat e ardhshme,” ka thënë Taravari.

Loading...