Taravari përjashton PDSH-në nga fronti opozitar ?

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Reforma – PDSH, Arben Taravari në një status të tij në profilin e tij në Facebook, ka përjashtuar si opsion për bashkëpunim liderin e një partie opozitare shqiptare, me gjasa atë të PDSH-së, Menduh Thaçi, transmeton Zhurnal.
“Bëhen llogaritje dhe kombinime të ndryshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në këto kombinime janë të përfshira të gjitha partitë dhe opsionet shqiptare, përveç një “grupi rreth një individi” që askush nuk do ta përmend e lere më të bashkëpunojë. Imagjinoni të jesh 20 vjet në politikë, dy herë të bësh thirrje për bashkëpunim dhe askush mos të të përgjigjet!!! Zoti pastë mëshirë mbi kështu rastesh, shkruan Taravari në profilin e tij në Facebook.
Në frymë të bashkëpunimit opozitar në zgjedhjet e ardhshme ishte edhe thirrja e liderit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
“Për Lëvizjen BESA të gjitha subjektet opozitare, përveç atyre që janë në pushtet, pra BDI-së dhe PDSH-së, në të ardhmen mund të jenë bashkëpunëtore dhe ne në asnjë moment nuk e kemi humbur shpresën se një ditë do të arrijmë ta ndërtojmë një koalicion të përbashkët që do të përballet me çiftin BDI-PDSH. Në këtë drejtim jemi duke punuar, kemi kontakte edhe me Rilindjen Demokratike Kombëtare, edhe me Lëvizjen për Reforma në PDSH, edhe me PPD-në, jemi në rrugë të mirë të ndërtimit të bashkëpunimit edhe me Demokracinë e Re dhe për neve secila forcë opozitare është e pranuar për bashkëpunim. Për këtë arsye ne e kemi iniciuar edhe Këshillin Mbipartiak, ku duke shfaqur vetëmohim, kemi bërë ftesë jo vetëm për partitë politike opozitare, por edhe për OJQ-të, për personalitetet e ndryshme, qofshin shkencëtarë, artistë, sportistë etj., pra të gjithë që janë me qëndrim opozitar, që të rreshtohen në front kundrejt ligësisë që personifikohet në partinë shqipfolëse dhe antishqiptare në pushtet. Këtu edhe një herë e theksoj se ne si BESË jemi vetëm iniciatorë dhe vetëm një zë në atë këshill, ndërsa secili që e konsideron veten opozitë e ka vendin aty, tha Kasami, njofton Zhurnal.
Loading...