Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka theksuar për TV21 se rasti tragjik i humbjes së jetës së 17 vjeçares në Gostivar, po keqpërdoret për qëllime politike. Ai në këtë rast ka përmendur BDI duke se kjo që po ndodhë është e turpshme.
“Ky është një sinkronizim i BDI-së me disa gazetarë dhe media për të paraqitur rastin se kinse vajza është sulmuar dhe kafshuar nga qeni dhe ka rënë në lum, dhe njëkohësisht keqpërdor rastin edhe për qëllimet e tyre politike.
Ai ka folur edhe për dorëheqjen që po kërkohet në rrjetet sociale, duke thënë se ka menduar edhe një gjë të tillë, por se sikur një qytet apo komunë do të kishte bërë më shumë se Gostivari, çfarë po bën në këtë drejtim. Sipas tij, ky problem ka datuar që nga qeverisja e kaluar, ku nuk është ndërmarrë asgjë për një dekadë.

Loading...