Taravari “selam” Ali Ahmetit nga Kumanova: Do ta marrim edhe Kërçovën! (Video)

 

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka mbajtur një takim me qytetarët e Kumanovës. Qytetarëve u është drejtuar nënkryetarët Elmi Aziri, Remzi Mehmedi, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, shkruan Fol.

Kryekomunari i Gostivarit, Arben Taravari, ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe ka treguar arsyet, sipas tij, pse Ali Ahmeti është nervoz.

Taravari ka numëruar sukseset e ASH-së përderisa ishte në qeveri, duke numëruar sukseset nga Ministria e Shëndetësisë e deri te Ministria e Punëve të Jashtme, ku Arta Toçi ka qenë pjesë e kësaj ministrie. Në momentin qe ka pasur suksese ASH-ja, Taravari tha se sulmet kanë qenë më të ashpëra nga BDI, sesa sulmet e Menduh Thaçit që i bënte më parë Lëvizjes për Reforma, tani e quajtur ASH.

Ali Ahmeti, sipas Taravarit, është nervoz për shkakun se ASH-ja për 7-8 muaj ka shënuar rritje të madhe. Fakti i dytë është se ASH ka pasur njerëz dinjitoz në skenën politike. ASH në zgjedhjet e fundit ka marrë në Kërçovë ka marrë mbi 3 mijë vota, gjë të cilën mbas 2002 asnjë parti nuk ka marrë kaq vota sa ASH-ja. Për më shumë ndiqeni videon në vijim nga minuta 17:33. /Fol/

 

Loading...