Sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari ka uruar Maqedoninë për marrjen e ftesës për anëtarësim
në NATO, por njëkohësisht ka kritikuar BDI-në.
Sipas tij, sikur mos të ishte rregjimi VMRO-BDI, Maqedonia do të merrte ftesë për NATO para 8
vitesh.
“Përfundimisht Maqedonia merr ftesë për NATO, mos të ishte regjimi VMRO-BDI, kjo do të ndodhte
me siguri para 8 vjetësh. Sidoqoftë, urime të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Taravari. (INA)

Loading...