Seanca gjyqësore për rastin “Target-Fortesa” është shtyrë për më 13 dhjetor me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarit Sasho Mijallkov sepse sot ai është edhe në seancë në Repartin për Krim të Organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Themelore Shkupi 1 pas ankesës së ngritur për përcaktimin e paraburgimit prej 30 ditësh në rastin “Perandoria”.

Petar Vasillev, avokati i ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov u kërkoi falje dëshmitarit dhe prokurorëve të PSP-së se patjetër duhet të kërkojë shtyrje të seancës dhe tha se i duhen më së paku gjysmë ore para fillimit të seancës për konsultim të lëndës.

Loading...