Sllagjana Taseva nga Transparency Maqedoni, kërkon që hetimi i Prokurorisë mbi aferën e përgjimit të bëhet sa më shpejtë, pasi nga hetimit do të dalin shumë përgjigje dhe do të shuhen shumë dilema mbi keqpërdorimet eventuale. Sipas Tasevës, opinioni tani është në dilema të mëdha nëse ato biseda janë keqpërdorur në kontekst negativ, por i dyshimtë është edhe momenti se a e kanë ditur krerët e prokurorisë ekzistencën e hard disqeve të përgjimit. Taseva beson se hetimi edhe i përmbajtjes së bisedave të përgjuara mund të tregojë edhe nëse prokuroria ka punuar në mënyrë ligjore, pavarësisht se për cilën periudhë bëhet fjalë.

Sllagjana Taseva, Transparency Maqedoni

“Vërtetë nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë por fakti se përgjimi ka ndodhur brenda prokurorisë, do duhet ta lehtësojë punën e hetimit. Nëse do duhet të kërkohet përgjegjësi për blerjen e pajisjeve, ose se si është përdorur, dhe pastaj duhet të shihet përmbajtja dhe keqpërdorimi eventual. Prej atyre bisedave mund të hetohet edhe puna e vetë prokurorisë, nëse ka patur veprime të paligjshme…Nëse diçka qëndron brenda, njerëzit brenda mund ta dijnë ose mos ta dijnë. Por ka mundësi që dikush ti ketë mbajtur ato pajisje brenda qëllimisht, për të përgjuar, por gjithçka duhet të dalë nga hetimi”.

Teksa vazhdon debati për aferën e përgjimit, dhe pistën që gjithnjë e më shumë po zgjerohet, Koalicioni për Gjykim të Drejtë ka kritika për reformat në gjyqësor, dhe performancat e gjyqësorit në përgjithësi. Sipas Natali Petrovskas, Reformat që po i përgatit grupi i punës po mbahen shumë fshehtë, dhe kjo e pamundëson opinionin për të bërë kritika me kohë ndërsa kritikon edhe zvarritjen e madhe të proceseve gjyqësore.

Natali Petrovska, Të gjithë për gjykim të drejtë

“Për fat të keq, sikurse gjatë vitit të kaluar, edhe këtë vit trendet janë të njëjta,  pra mbi 60% të gjykimeve shtyhen vazhdimisht. Sa i përket transparencës gjithashtu ka ulje. Reformat në gjyqësor janë në vijim por tek duhet ta shohim zbatimin”

Koalicioni për Gjykim të drejtë kërkon nga institucionet që poshtu të hetojnë arratisjen e Nikolla Gruevskit, për të detektuar në mënyrë të qartë fajin, edhe pse janë të sigurtë se arratisja është për shkak të lëshimeve të më shumë institucioneve. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

Loading...