Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska Remenski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas Konferencës së sotme ndërkombëtare për të drejtat e personave me pengesa, theksoi se i hedh poshtë spekulimet se person i papunësuar përgjgijet në pyetje të qytetarëve dhe se në Inspekckionin administrativ që dje ishte në kabientin e saj dhe ka dhënë dokumente të cilat, siç tha, shkojnë në favor të pohimit të saj.

“Personi përgjegjës për menaxhim me ueb faqen është Natasha Medotieva. I hedh poshtë spekulimet se person i papunësuar përgjigjet në pyetjet e qytetarëve, që nuk është përgjigje në pyetjen në procedurën administrative, nëse mendoni në përgjigje të ankesave të qytetarëve. Ajo është e punësuar në MPPS dhe me vendim adekuat juridik është e autorizuar të menaxhojë me adresën zyrtare elektronike të Minsitrisë”, tha Tashevska Remenski.

Shtoi se pas parashtresës anonime nga qytetarë të brengosur se ndodhta një person jo i punësuar është në kontakt me të dhënat e tyre personale ose vendosë në procedurë administrative dje në kabinetin e saj mbikëqyrje ka kryer inspekcioni administrativ, i cili, siç tha, i ak marrë të gjitha dokumentet që shkojnë në favor të hedhjes poshtë të të gjitha akuzave të cilat kanë arritur tek mediumet.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale sqaroi se me Ligjin për Qeverinë të miratuar më 9 nëntor, në pajtim me të cilin ajo edhe është zgjedhur në funksion, jepet e drejta e angazhimit të personave në kabinetin edhe të ministrave edhe të zëvendësministrave plotësues.

“Në atë drejtim, e drejtë edhe e ministres Remenski, edhe e zëvendësministrit plotësues Dime Spasov është të angazhojnë tre këshilltarë t[ë kabinetit nga radhët e të punësuarve në MPPS dhe të pranojnë në procedurë adekuate tre këshilltarë të kabinetit të minsitrit të cilët do ta ndihmojnë ministrin në sfera të caktuara me profesionizmin dhe dëshmimin e tyre në punë. Milla Carovska është një rpej tyre. Angazhimi i dy personave plotësues është në rrjedhë”, theksoi tashevska Remenski.

Mila Carovska, si këshilltare në kabinetin e ministres, shtoi ministrja, ka të drejtë të këshillojë për çështje nga sfera e mbrojtjes sociale.

“Janë respektuar të gjitha të drejtat dhe obligimet të cilat kanë të bëjnë me pjesën e parashtrimit të deklaratës për besueshmëri në pjesën e ,brojtjes së të dhënave personale të qytetarëve dhe deklarata e tillë për lojalitet përkatësisht për besueshmëri kanë nënshkruar të gjithë personat e autorizuar të cilët punojnë me lëndë dhe çështje të qytetarvëe, e ajo nuk është Milla Carovska”, tha minsitrja.

Sqaroi se angazhimi i Carovskës, si edhe i të gjithë nëpunësve të tjerë administrativ të angazhuar në kabinet, këshilltarë të kabinetit jo vetëm në këtë, por edhe në ministri të tjera ku ka ministra dhe zëvenddësministra çplotësues të rinj, është nëf azë të kontraktimit të marrëveshjeve në minsitritë në të cilat janë të angazhuar në procedurë adekuate përmes procedurave të rregulluara me ligj dhe miratim nga Minsitria e Financave.

“Ato procedura janë në rrjedhë dhe është çështje kohe kur në përgjithësi ddo të zgjidhet çështja e nëpunësve të kabineteve. Zyrtarisht ende nuk është e punësuar, theksoi ministrja e Punës dhe POlitikës Sociale.

Ajo letrën që e ka shkruar zëvendësminsitri plotësues Dime Spasov drejtuar personave udhëheqës, në të cilën ka kërkuar që të mos e respektojnë kërkesën e ministres që të gjitha përgjigjet nga ky institucion drejt qytetarëve para se t’u dërgohen atyre, të kontrollohen nga Carovska, nuk e konsideron presion në punë apo obstruksion.

“Kontakti im i aprë ,e të punësuarit në MPPS, kolegjiumi i përgjithshëm me udhëheqësit e sektorëve dhe reparteve, n ga takimet me zëvendës dhe sekretar shtetëror më tregojnë se në MPPS ekzistojnë njerëz profesionistë të cilët e njohin punën e tyre dhe janë të përmbushur në pjesën e kryerjes së obligimeve të tyre”, tha ministrja Tashevska Remenski.

Loading...