Të akuzuarit për ndodhitë në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar, të cilët akuzohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues, në seancën e sotme të Gjykatës Penale thanë se e kuptojnë akuzën, por nuk ndjehen fajtor, njofton Portalb.mk.

Procesi gjyqësor vazhdon më 31 gush me  dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria. Si dëshmitar janë të thirrur, Damjan Mançevski, Frosina Remenski, Pavle Bogoevski dhe Ilija Nikollovski.

I akuzuari, Gorançe Angellovski, në seancën e sotme ka refuzuar të japë fjalë hyrëse dhe nuk e pranoi mbrojtësin, që gjykata ia ka emëruar me detyrë zyrtare, pasi që në seancën e kaluar ai hoqi dorë nga avokati i tij.

Kryetare e Këshillit Gjykues është Dobrilla Kacarska, ndërkaq prokurore është Vilma Ruskoska.

Kjo është seanca e katërt që nga fillimi i gjykimit. Tre diskutimet paraprake kanë zgjatur nga gjashtë orë. Në sallën gjyqësore kanë qenë të pranishëm të gjithë 33 të akuzuarit, prej të cilëve 31 akuzohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues, ndërkaq dy për ndihmë.

Procesi gjyqësor ka filluar javën e kaluar me fjalët hyrëse të prokurores Vilma Ruskoska dhe avokatët e të akuzuarve.

Prokurorja në fjalët hyrëse theksoi se ka dëshmi me të cilat do t’i konfirmojë gjetjet e akuzës për kryerjen e veprës penale rrezikim terrorist të rendit kushtetues, ndërkaq pala mbrojtëse thotë se nuk ekzistojnë dëshmi për të njëjtën.

Në bankën e të akuzuarve janë: Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, elena Docevska-Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Bedmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mlladenovski, Mihaill Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angellovski, Igor Jug, Ilija Spasevski, Vllatko Trajkov, Vilijam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Kolo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

Loading...