Të arrestohet Zaevi, ja kush e kërkon!

Nëpër disa qytetet janë hasur pamflete të shpërndara nëpër rrugë dhe të ngjitura nëpër mure me mbishkrimet “Arrestojeni menjëherë… Zoran Zaev shkeli Kushtetutën, ligjet dhe kreu tradhëti!”, informon INA.

Posterët mbajnë si autorësi Lëvizjen Ndërkombëtare Maqedonase për të drejtat e njeriut nga Kanadaja, e cila edhe më parë ka drejtuar akuza ndaj Zaevit dhe disa aktivistë të saj kishin djegur fotografinë e kryeministrit gjatë protestave të fundit kundër përdorimit të gjuhës shqipe.

Organizata është e themeluar nga një aktivst maqedonas i diasporës Bill Nikolov.

Po ashtu në posterët dhe pamfletët e shpërndarë bëhet thirrje për të bojkotuar referendumin për emrin. (INA)

Loading...