Të burgosurit e Kumanovës mësojnë se si të bëhen bukëpjekës

Prej më shumë se tre muaj po zgjat mësimi për bukëpjekës dhe dyer rregullues të burgosurve përmes projektit të UNDP, ministrisë së arsimit dhe burgut të Kumanovës, në fshatin Kshanje.

Njëzet e tre burra, nga të gjitha nacionalitetet dhe moshat, tre herë në javë ka 5 orë, me profesor të dy shkollave të mesme të Kumanovës kanë mësim teorik dhe praktik për arritjen e aftësive në sferën e industrisë ushqimore dhe atë të metalit.

Pas përfundimit të kursit, të gjithë do të marrin certifikatë nga ana e ministrisë së arsimit, me të cilën do të mund të paraqiten në Agjencinë për punësim dhe të konkurrojnë në tregun e punës.

Certifikata do të pranohet edhe për punë jashtë vendit.

Loading...