LifeStyle

Të domosdoshme gjatë verës: Ushqimet të cilat ju mbrojnë nga rrezet e diellit

ushqime

Në verë bëhet akoma më e rëndësishme të kujdesesh për lëkurën, pasi rrezet e diellit nuk të falin dhe mund të shkaktojnë mjaft dëme.
Të gjithë e dimë sa e rëndësishme është të vendosësh krem mbrojtës, por shumë pak janë në dijeni të faktit se ka disa ushqime që ju japin mbrojtje disi më shumë.

Tashmë është e provuar që ushqimi është në bazë të një jete të shëndetshme dhe kur është e shëndetshme dhe e ekuilibruar ndihmon në parandalimin e sëmundjeve dhe shqetësimeve të ndryshme. Mes këtyre është dhe lëkura.

Salmoni

Sipas studimeve të ndryshme acidet yndyrore të serisë Omega 3 kanë një rol thelbësor në parandalimin e tumoreve të lëkurës. Omega 3, siç është vënë re, gjendet sidomos tek peshqit e mëdhenj, si salmoni apo peshku ton.

Frutat e thata

Siç duket, frutat e thata dhe farat kanë nivel të lartë të vitaminës E, që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmet e shkaktuara nga dielli, falë edhe vetive antioksidante dhe radikaleve të lira. Momenti më i mirë për të ngrënë është në mëngjes, për të shfrytëzuar efektet gjatë gjithë ditës.

Veza

Vitamina D është një aleat i mirë për të forcuar kockat dhe sistemin imunitar dhe ajo gjendet më së miri tek veza. Burime të tjera të kësaj lënde ushqyese janë peshku yndyror, produktet e qumështit dhe të mëlçisë së viçit.

Domatet

Falë sasisë së madhe të likopeneve, domatet tregojnë se janë një aleat i mirë në luftën kundër rrezeve ultraviolet të diellit dhe dëmeve që mund të shkaktojnë në lëkurë.

To Top