Kombëtarja e Zvicrës nuk e meritoi humbjen e as eliminimin në përballje me Suedinë, por një gol në minutën e 67-të  vulosi gjithçka. “ Të gjithë jemi shumë të zhgënjyer. Ata luajtën me fizikun e tyre, liroheshin  dhe kundërsulmonin. Ne u përpoqëm të luanim mbrapa dhe përpara. Ndoshta e bëmë atë shumë ngadalë dhe kundërshtari mund të organizohej përsëri dhe përsëri. Ishte fat i pastër për ta. Sigurisht që kishim planifikuar më shumë. Ne donim të shkonim në çerekfinale. Gjasat ishin. Po ta kishim bërë këtë, do të ishte historike. Është e hidhur që ne duhet të shkojmë në shtëpi tani pas raundit të 16-të”, tha mes të tjera Shaqiri për ‘Blick’, që e quajti fitore të fatit të Suedisë.

Loading...