Urim SALIHU
Ka plot politikanë që kanë aq para. Shyqyr I kemi të pasur por edhe dorështërnguar. Nuk e prekin xhepin e tyre si një akt fisnik , akt prej patrioti për të ngritur një statujë për një hero që u flijua për shqiptari. Për atë shqiptari që secili politikan e ka përvetësuar dhe brohoret para turmës se e do me gjithë qenien kombin e tij, se përulet para heronjve dhe brockulla pafund . Secili politikan që pas stuhisë është bërë hero sepse e dijnë se kanë mbaruar luftërat dhe nuk duan tua përmendësh se në luftë ia mbathën , dhe kur vjen të ngritet busti I një heroi , përpijnë fjalët e tyre prej patrioti dhe nuk hapin qesen e tyre për të dhënë ndonjë qindarkë të paktën. Politikanë që gjithë ditën thonë se janë madhështorë , se janë patriot, por për përmendoren e Femi Ladrovcit nuk dhanë asgjë. Ishte vetëm Ali Ahmeti dhe familja e tij që dhanë plot 30 mijë euro.
Me nga 20 mijë euro kanë kontribuar kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe biznesmeni nga Shqipëria, Samir Mane, ndërsa nëna e Fehmi Lladrovcit ka kontribuuar me 28. 200 mijë euro, para këto nga kompensimi i viteve të burgut të Fehmiut dhe disa donator tjerë.
Ali Ahmeti do torturohet nga pyetjet se ku I morri ato para. Por edhe ai ka të drejtë ti drejtohet secilit që do I bëj të njëjtën pyetje . Ku I morrën edhe tjerët politikanë paratë që për dallim nga Ali Ahmeti, ky I fundit I dha 30 mijë euro dhe tjerët s’dhanë asgjë.
Ali Ahmeti do bie një ditë nga pushteti, edhe politikanët tjerë mbase do I harxhojnë paratë në lukse, por busti I Femiut hero do mbetet përgjithmonë. Ai është forca e lirisë . Po të mos ishte Femi Ladrovci këta politikanë pozitarë dhe opozitarë kushedi ku do bridhnin rrugëve .
Ka shumë biznesmenë në Kosovë dhe Maqedoni, por përsëri është Samir Mane nga Shqipëria që jep plot 20 mijë euro për Femi Ladrovcin përfshirë edhe disa të tjerë . Ai s’është politikan, por bëri një gjest madhështorë për një figurë të madhe të luftës , për një martir . Hapi edhe ai qesen dhe për mua ai e cmon jetën e shuar të Femiut për lirinë e kombit të tij. Ju që flisni pandërprerë për lirinë, se dhatë një qindarkë për bustin e një ikone lufte që luftoi për mua, për ty, për të gjithë. Luftoi edhe për politikanët e pasur por ata mbyllën xhepat e tyre dhe s’dhanë asnjë qindarkë.

Loading...