Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, sot një javë (të hënën e ardhshme) do të mbajë konferencë për shtyp. Këtë për Portalb.mk e konfirmoi zëdhënësi i LR-PDSH-së, Arben Taravari.

Sela, këtë konferencë për shtyp do ta mbajë për së pari herë pas ndodhive të dhunshme në Kuvend, ku u sulmua nga huliganët e “Për Maqedoni të përbashkët”.

Në lidhje me gjendjen shëndetësore, Taravari tha se gjendja e Selës është stabile dhe se prej dje ndodhet në Tiranë për disa ekzaminime plotësuese.

Nga LR-PDSH thonë se po bëhen përpjekje që Sela të ketë shërim sa më të shpejtë dhe sidomos të plotë të shëndetit të tij.

“Theksojmë që ai është në gjendje të stabilizuar të parametrave vitale, dhe tash nevojitet rehabilitim përfundimtar për rikthim sa më të shpejtë në aktivitetet politike. Ju falënderojmë që gjithë këtë kohë ishit pranë nesh, pasi ju deri tani keni qenë Mjeku më i mirë i Ziadin Selës, me dashurinë dhe përkrahjen tuaj. Jemi bashkë në këto ditë të vështira të cilat padyshim që janë në orët e tyre të fundit”, thonë nga LR-PDSH.

 

Loading...