Të hënën e gjithë Evropa 1 minutë heshtje për Francën

Pas sulmit terrorist ku mbetën 128 të vdekur, ndërsa 300 të tjerë ndodhen në spital, shtetit francez ka rritur sigurinë.

Lajmin e bëri të ditur ministri i brendshëm Bernard Cazeneuve, i cili tha se 1500 ushtarë do të shtohen në vende strategjike për rritjen e sigurisë. Vazhdojnë hetimet për kapjen e autorëve.

Ndërsa sekretari i shtetit amerikan Jon Kerry ka thënë se duhet të bëhet më shumë ndaj ISIS-it.

Ndërsa ministri i Brendshëm i Gjermanisë ka thënë se sulmet në Paris nuk duhet të lidhen me fluksin rekord të azilkërkuesve në Evropë.

“Do të doja të bëja një lutje urgjente, që të mos tërhiqen lidhje të tilla me situatën përreth refugjatëve”, ka thënë De Maiziere, pas një takimi të kabinetit gjerman.

Ndryshe vendet e BE-së kanë vendosur që të hënën në gjithë Evropën të mbahet një minutë heshtje për Francën.

Loading...