– Stërvitja ushtarake “Shkëlqimi i Maqedonisë 14” do të mbahet nga data 15 deri më 20 tetor në poligonin e armatës Krivolak.

Qëllimi i stërvitjes është përmes vetëvlerësimit, në harmonizim me aftësitë operative të NATO-s, të demonstrohet niveli i gatishmërisë luftarake të një pjese të njësiteve të deklaruara të ARM-së – çeta e deklaruar e policisë ushtarake dhe kapaciteteve për mbështetje të operacioneve të zhvilluara nga NATO-ja.

Në kuadër të “Shkëlqimit të Maqedonisë 14” do të kryhet mbikëqyrje në mundësitë e armatës për strukturimin, funksionimin dhe aftësitë e Spitalit Tokësor Manovrik të deklaruar (STM), të përgjigjet në kërkesat për vlerësimin e ardhshëm mjekësor të NATO-s.

Në stërvitjen “Shkëlqimi i Maqedonisë 14” duhet të kryhet vlerësimi i NATO-s në “nivel 2” të çetës deklaruese të Policisë ushtarake, si dhe për herë të parë vlerësimi i brendshëm mjekësor i përbërjes deklaruese të Spitalit Tokësor Manovrik me rol 2.

Çeta e deklaruar e policisë ushtarake është pjesë e forcave të Konceptit të aftësisë operative të NATO-s dhe si pjesë e saj përbërëse i nënshtrohet valorizimit të kapaciteteve të veta personale dhe materiale në pajtim me standardet e NATO-s.

Në vitin 2015, njësiti e konfirmoi aftësinë për pjesëmarrje të barabartë në operacionet për mbështetje të paqes, ndërsa në këtë stërvitje do të synojë për ta konfirmuar gatishmërinë luftarake dhe me këtë për herë të dytë ta tregojë profesionalizmin, që është pjesë e pandashme nga funksionimi i njësitit, sqarojnë përfaqësuesit e armatës.

Në kuadër të stërvitjes ushtarake “Shkëlqimi i Maqedonisë 14” në Krivolak më 18 tetor do të realizohet Ditë e hapur, ndërsa më 18 tetor do të ketë Ditë për mysafirë të lartë, në të cilën do të jenë të pranishëm përfaqësues të lartë nacional ushtarakë dhe politikë.

Loading...