Shqiptarët e Manastirit gati janë të përjashtuar tërësisht edhe nga biznesi. Ata pak biznesmenë shqiptarë që janë, përballen me probleme të shumta.

“Të jesh biznesmen shqiptar në Manastir është njësoj sikur të notosh në të thatë”, thotë biznesmeni Lirim Elmazi, pronar i fabrikës së ujit Pellagonka.

“Në komplet tregun e vendit ndoshta e mbulojmë me 10%, apo ti themi jemi të përfaqësuar me 10% ne si kompani. Jemi të kënaqur me prodhimin, kemi prodhim specifik që ndoshta në karakteristikat e veta nuk e ka secili ujë, Aqua Pellagonka është me 101.7% magnezium, i cili është shumë i nevojshëm për trupin e njeriut”, tha Elmazi, i cili më tej shton se nuk është edhe lehtë të jesh biznesmen shqiptar në Manastir.

Loading...