Ejup Berisha
Ejup Berisha

Ejup Berisha

Ne përher flasim për atë se qfar bëjnë apo nuk bëjnë politikanët apo dhe se sa janë aktiv apo se sa janë pasiv ata në politikë, por asnjëher nuk flasim për atë se si ata janë në jetën reale, apo çfar individësh janë psh në aspekt njerëzor e moral të njëjtët. Ne në shumicën e rasteve disa prej tyre i njohim kur janë njerëz të rëndomtë sepse i shohim përditë në rrugë në punë e vende të ndryshme, takohemi e komunikojmë lirshëm me ta dhe në të shumtën e rasteve ndajmë vlera dhe gjëra të përbashkëta morale si dhe materiale por edhe jomateriale. Dhe me këtë rast ne shohim se këta sillen mirë janë shumë të kujdeshëm dhe të vemendshëm gjëra që nuk ndodhin më kur të njëjtit individ futen në politikë dhe bëhen bartës të posteve dhe funkcioneve të ndryshme shtetërore dhe publike. Vlenë të thuhet se sjellja e një njeriu të njëjtë kur nuk është në politikë dallon rrënjësisht prej sjelljes së po të njëjtit individ kur ai futet në politikë. Kjo është e kuptueshme sepse njeriu kur nuk është në politikë është i pafuqishëm prandaj ky është më i moralshëm më i kujdeshëm, më i frikshëm dhe më i nënshtrueshëm ndaj ligjeve dhe rregullave të tjera juridike si dhe të atyre shoqërore. Pra njeriu kur futet në politikë ndryshon nuk është më i njëjti,ky pra kur futet në politikë e ndryshon rrënjësisht jo vetëm qasjen ndaj shoqërisë por e ndryshon edhe karakterin si dhe sjelljen e tij ndaj individëve të rëndomtë në shtet. Un e di se do të pyeteteni se pse ndodhë ky ndryshim rrënjësor te politikanët. Dhe përgjigja është se një gjë e tillë ndodhë sepse individi kur futet në politikë ai pajiset me forcë dhe me imunitet makanizma apo mjete me ndihmën e të cilave ky bëhet i pakufizuar i paprekshëm dhe i padënueshëm, kështuqë me këtë rast atë më nuk ka forcë që e urdhëron sepse ky bëhet forcë në vete. Pra më nuk është askush apo nuk ka asgjë që i thotë politikanit stop sepse tani ky është aq i fuqishëm dhe i njëjti është në gjendje që gjithkuj që i nënshtrohet ti thotë stop sepse tani këtu unë jamë kryesori apo siç njihet në terminologjinë politiko-juridike un jamë sovrani që nënkupton se ky është më i larti, më i fuqishmi dhe i pakufizuari. Gjendjen e mosfrikës më së miri e ka pasqyruar mendimtari politik anglez Tomas Hobz në veprën e tij të njohur Leviatani.Pra çfar është leviatani ky është sinonim i një fenomeni shumë të fortë apo i një subjekti shumë të fuqishëm shoqëror i cili ka mision që ti mbroj njerëzit . Hobz përmes veprës së tij është munduar ta përshkruaj gjendjen kur nuk ka egzistuar shteti dhe me këtë rast ai i ka treguar vështërsitë dhe pasojat me të cilat janë ballafaquar njerëzit si pasojë e mungesës së asaj force të nevojshme e të domosdoshme që do ti kufizonte dhe nënshtronte të gjithë individët dhe forcat e ndryshme që kanë vepruar në mënyrë të paorganizuar dhe të pakontrolluar në shoqëri. Pra Hobz ka folur për domosdoshmërinë e eliminimit të vetvullnetit dhe anarkisë përmes krijimit të një super subjekti që do të krijonte rend dhe rregull apo dhe i cili do ti amortizonte konfliktet e të gjithëve kundër të gjithëve gjendje prezente në kohën e gjendjes natyrore për të cilën ka shkruar Hobz.Sipas tij në atë kohë ka qenë shumë e domosdoshme që të krijohet një subjekt mjaft i fuqishëm për ti mbrojtur njerëzit nga të këqijat që u janë kanosur atyre të lënë në mëshirën dhe vetvullnetin e lloj lloj forcave dhe individëve që janë sjellur shumë keq e vrazhdë në mjediset njerëzore. Sipas Hobzit në gjendjen natyrore ka mbisunduar ndjenjë e frikës së madhe, e pasigurisë së përgjithshme si dhe e vrazhdësisë së skajshme. Hobz ka folur për realitetin ku nuk ka pasur kush ti kufizon të fuqishmit si dhe ku nuk ka pasur kush ti mbronë dhe udhëzon njerëzit që nuk kanë pasur asnjëfar force por edhe që ti ndihmon këta në ruajtjen e jetës, pronës si dhe gjësendeve tjera që i kanë poseduar ata. Hobz ka thënë se atëher secili individ ka luftuar pa mëshirshëm me secilin individ. Prandaj kur e shohim sjelljen e politikanëve të sotëm kjo na ngjanë në atë njerëzve të kohës së gjendjes natyrore kur nuk ka pasur pushtet. Prandaj sunduesi apsolut në atë kohë ka mundur të bëjë qtë dojë me të nënshtruarit e vetë si psh: Ti shëndrroj në robër, ti shfrytëzoj, ti shesë, ti blej, ti ndëshkojë e gjymtoj bile edhe ti vrasë sa her që ka dashur ai dhe për këtë ky nuk ka bartur kurrfar përgjegjsie. Një realitet i tillë ekziston edhe sot në përditshmërinë tonë . Prandaj politikanët e sotëm duhet ta kuptojnë se nuk duhet të janë të pakufizuar, të paprekshëm si dhe të pandëshkueshëm por se duhet të jenë të kujdeshëm dhe të përgjegjshëm në sjelljet dhe veprimet e tyre. Kështuqë këta nuk duhet të sillen si sundues absolut por si udhëheqës apo përfaqsues të denjë të qytetarëve të zgjedhur nga ta dhe për ta jo vetëm për ta mbrojtur demokracinë por edhe për ta thelluar idenë e barazisë por edhe që ti respektojnë liritë dhe të drejtat e tyre në shtet.

Loading...