Të mërkurën, Shaban Tërstena promovon librin “Rruga e kampionit olimpik”

Ditën e mërkurë (ora 11:30), me 7 dhjetor 2016, në ambientet e hotel “Aleksandar Palace” në Shkup, kampioni olimpik në mundje, Shaban Tërstena do të promovoj librin e tij me titull “Rruga e kampionit olimpik”, autor të cilit janë: prof.dr. Sefer Tahiri, gazetari sportiv, Reshat Ibrahimi dhe Florim Rexhepi, shkruan gazeta “Lajm”.

Kjo libër përbëhet nga fakte interesante nga jeta e Tërstenës, ku përshkruhet karriera e tij 19 vjecare, vështirësit dhe sukseset në planin sportiv.

Në këtë promovim janë ftuar rreth 200 mysafirë të fushave të ndryshme nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. Promovimi i librit do të jetë një spektakël i madh, ashtu siç e meriton vet kampioni olimpik në mundje Shaban Tërstena./lajm

Loading...