Një histori pa kohë që tregon procesin e njohjes së vetes, Moonlight sjell jetën e një një njeriu me ngjyrë që nga fëmijëria deri në moshën e rritur, tregon përpjekjet e tij për të gjetur një vend në botë, teksa kalon të gjitha fazat e tij të rritjes në një lagje Miami.

Zakonisht, sezoni i Oscar sjellin filma të ashpër, që të manipulojnë emocionalisht, por Moonlight nuk është një nga ato.

Në asnjë pjesë filmi nuk të imponon emocione apo reagime të caktuara. Ai është ndershëm dhe i lirë.

Në tre fazat e jetës së Chiron (fëmijërisë, adoleshencës  dhe maturitetit, filmi i  Barry Jenkins analizon  identitetin, seksualitetin dhe  racën.

Kapitulli i parë ka një performancë delikate dhe të fuqishme nga aktori i ri Alex R. Hibbert, i cili është shumë i heshtur, por me një impakt të fuqishëm.

Në këtë pjesë do të shohim Mahershala Ali si shitës droge me një zemër flori.

Ju mund të mendoni se kjo është shumë klishe në funskion të performancës së zakonshme, Por ka diçka në punën e Aliut (tani fitues i çmimit Oskar) që është aq i qetë dhe reflektiv sa i  lejon audiences të dalë  vetë në përfudnimet e saj. Kjo është një marrëdhënie e bukur dhe kimikë e fortë mes Hibbert dhe Ali .

Pjesa e dytë është më e vështirë për tu parë. Bullizmi në shkollë, përvojat e para seksuale dhe varësia ndaj drogës së nënës së tij janë pjesët më pikëlluese. Ashton Sanders që luan rolin e  Chiron nuk thotë shumë, por ai ka një fytyrë jashtëzakonisht ekspresive dhe momentet e mbylljes të këtij kapitulli të shqetësojnë shumë emocionalisht, të thyejnë zemrën.

Pjesa e fundit mund të themi se është ëmbësira e filmit.

Pasi shohim Chiron të kalojë në indetitete dhe eksperienca të ndryshmë, përfundimi është delikat dhe i kënaqshëm. Trevante Rhodes që luan Chiros në moshën e rritur dhe dashuria e tij Kevin interpretuar nga  Andre Holland japin skenat më humane të para ndonjëherë në një film ndër vite.

Performanca në Moonlight është e përsosur dhe drejtimi i Jenkins krejt i natyrshëm. Moonlight është një film i qetë me një një mesazh të madh gati ulëritës dhe kjo e realizuar me profesionalizëm. Moonlight është filmi i dytë pas Hurtlucher që vlerësohet me Oskar me Boxofice më të ulët. Filmi besohet se do të ulët edhe debatin e madh në Hollivud për diskriminimin e aktorëve me ngjyrë.

/Oranews.tv/

Loading...