Të shtunën Zekiri edhe zyrtarisht nënkryetar i LSDM-së

LSDM gjatë fundjavës do të duhet të zgjedh ekipin e ri që do t’i rri pas Zoran Zaevit në betejat e ardhshme.

Lajmin se do të jetë nënkryetar i LSDM-së për mediat shqiptare e ka vërtetuar vetë ai duke e pohuar të njejtën dhe duke thënë se gjithçka do të jetë zyrtare të shtunën.

Ndryshimet tjera në partinë që udhëheq pushtetin do të jenë: Aleaksandar Kiracovski, sekretar i partisë në vend të Oliver Spasovskit i cili tani drejton me MPB-në.

Përveç Muhamed Zekirit, nënkryetar do të promovohet edhe Dragan Tevdovski, ministër i tanishëm për Financa. Frosina Remenski dhe Damjan Mançevski do ta vazhdojnë punën e tyre si nënkryetar.

Loading...