Bilanci i të vdekurve nga Uragani Michael në SHBA ka shkuar në 7: pjesa më e viktimave janë nga Florida. Uragani ka shkatërruar gjithçka në zonat bregdetare. Zonat më të goditura janë në brigjet veriperëndimore të Floridës ku shtëpitë janë shkatërruar që nga themelet e tyre, pemët janë të prera dhe kabllot e energjisë janë të shpërndara nëpër rrugë.
E gjitha kjo, si pasoje e erërave me shpejtësi 250km / h. Më shumë se 370,000 njerëz në Florida u urdhëruan të evakuohen.
Michael u fut në brigjet e Floridës në afërsi të qytetit të Mexico Beach, ndërsa u konsiderua si një nga stuhitë më të forta që kanë goditur ndonjëherë SHBA.
Ndërkohë, Qendra Kombëtare e Uraganit vlerësoi se Michael po lëviz nga bregu i Virxhinias dhe në Oqeanin Atlantik.

Sezoni i stuhive Atlantike filloi në muajin qershor dhe pritet të zgjasë deri në fund të nëntorit.

Loading...