Një vajzë nga Shkupi dhe një grua nga Vinica janë denoncuar si të zhdukura, dje në polici.

V.K. (44) ka denoncuar se më 14 shtator nga shtëpia e tyre në drejtim të panjohur është larguar bija e tij 16 vjeçare, e cila qenka me gjendje të rënduar mendore.

L.M. (65), nga Vinica, ka denoncuar se më 13 shtator nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar bashkëshortja e tij S.M. (47).

Policia po ndërmerr masat e duhura për gjetjen e personave.

Loading...