Mozzik dhe Loredana Zefi janë bërë kryefjala e mediave ditëve të fundit, për shkak të lajmit të shtatzënisë së Loredanës, e cila u fotografua me barkun e fryrë, duke i bërë të gjithë të dyshojnë se pret një fëmijë.
Asnjëri prej të dyve nuk ka reaguar për këtë lajm, duke i lënë të gjithë fansat të dyshojnë mbi shtatzëninë. Megjithatë, Mozzik dhe Loredana janë mjaft aktiv në profilet e tyre në Instgram, ku ndajnë me ndjekësit foto e video të shumta me njëri-tjetrin.

Disa orë më parë, Mozzik ka publikuar në Instastory një foto ku shfaqet në shtrat krah të dashurës. Ata janë shtrirë të zhveshur, teksa Loredana është mbështetur mbi trupin e Mozzik.

“Gangsterja ime e preferuar”, ka shkruar reperi krah fotos.

Loading...