Para spektatorit dibran mbrëmë u paraqit Trupa e Gjilanit me pjesën “I vetëm në banesë” me regji të realizuar nga Natyra Kallaba.

Autori i tekstit, Avni Shkodra, flet për Artanin, skenaristin e filmit, i cili fillon të shkruajë skenarin e tij të radhës. Këtu fillon mjegullimi dhe pamundësia për të dalluar realen prej imagjinatës. Personazhet që ai shkruan fillojnë t’i shfaqen në skenë, ku si përfundim ai përjeton vdekjen, përkatësisht vrasjen nga secili personazh që vjen në dhomën e tij.

Sonte në natën e fundit të festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, në skenë do të ngjitet trupa e Teatrit Shqiptar të Shkupit me pjesën “Gratë”, të autorit, Robert Thomas, me regji të realizuar nga Qëndrim Rijani. Pas shfaqjes do të ndahen edhe çmimet e festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”. (TVM2)

Loading...