Tre njerëz të cilët kishin vite që ishin paralizuar dhe u ishin hequr të gjitha shpresat, nisën të ecin sërish falë një implanti elektronik që shkencëtarët u vendosën brenda shtyllës kurrizore.

29-vjeçari Xhered Çinok, i paralizuar që nga viti 2013, u bë –pacienti i parë që nisi t’i hedhë hapat vetë në klinikë.

Pajisja elektronike, e vendosur në shtyllën kurrizore, praktikisht lidh trurin e pacientit me këmbët. Ai duhet vetëm të mendojë të ecë e pastaj të përpiqet.

Dy pacientët e tjerë. 35-vjeçari Xhef Markis, përshkoi në këmbë një fushë të tërë futbolli pa ndaluar fare.

Kelly Tomas, 23 vjeçe, e cila ishte paralizuar në vitin 2014 nga një aksident me makinë, tha: “Kur pashë që papritur nisa t’i lëviz këmbët vetë kur po më mbanin, e pastaj pak e nga pak nisa të qëndroj vetë, m’u mbushën sytë me lot”. /tch/

Loading...