Telefonët shumë shpejt pa SIM kartelë

Mobile

 

Kompanitë e mëdha si Samsung dhe Apple janë duke punuar që të sjellin telefonat pa SIM kartelë.

Financial Times shkruan që të dyja janë duke projektuar një skedë të integruar në telefon nga e cila mund të bëhet edhe lidhja nga njëri aparat celular tek tjetri pa pasur nevojën e zëvendësimit të kartelës.

Në prezantimin e këtij projekti kanë marrë pjesë edhe drejtues të kompanive si: Vodafone, Telefonica, Etisalat, Orange etj.

Ky është një standard i ri në telefoninë mobile i cili shumë shpejt pritet të hy në funksion.

Loading...