Një i mbijetuar i shpërthimit afër stadiumit “Stade de France”, ka thënë se celulari ia shpëtoi jetën, pasi parandaloi copat e shpërthimit, raporton Reuters.

Persona të armatosur dhe kamikazë sulmuan restorante, sallën e koncerteve dhe stadiumin në Paris, duke vrarë së paku 140 persona.

Sylvestre, i cili ishte duke ecur afër stadiumit “Stade de France”, ka thënë se ai vetëm e kishte nxjerr telefonin nga xhepi kur dëgjoi shpërthimin.

“Në kohën kur e nxora telefonin, unë po kaloja rrugën dhe papritur ‘boom’, shpërtheu para meje. Çdo gjë u shndërrua në copa dhe po fluturonin drejt meje. Unë rashë në tokë dhe kur të tjerët më ndihmuan. Prandaj ishte telefoni që parandaloi goditjen nga një copë e madhe. Telefoni më shpëtoi”, ka thënë Sylvestre.

Loading...