Telegrafi.mk ka arritur të  siguroj identitetin e personit që  ka marr afro 1 milion euro tendere nga Komuna e Sarajit, duke mos i realizuar projektet as 50 përqind . Bëhet fjal për Bekir Muamedi nga fshati Shishovë  i Shkupit i cili është  edhe shef kabineti në  komunën e Sarajit edhe njeri që  firma  e tij private BEKOM Bekir DOO ka mar tendere në  vler prej 800 mijë  euro. Muharemi është  edhe në  kohën kur Imer Selmanit dhe Bekim Fazliut ka qenë  alfa-omega në  komunën e Sarajit, ndërsa më  vonë  në  kohën e Blerim Bexhetit dhe Bekim Muratit.

Personi Bekir Muharemi përvec që  është zyrtar në  komunën e Sarajit,ai është  përgjegjës për të  gjitha projektet në  komunë n e Sarajit. Thjesht Beqiri vendos se kujt do ti jepet toka shtetërore e komunë s së  Sarajit, se kush  do ti mer tenderet e shkollave fillore dhe projektet urbanistike në  komunë .

Ai është  edhe këshilltar i xhamisë  në  fshatin Shishovë , ndërsa njihet se ka mik të  ngushtë  njeriun e dytë  të  policisë  sekrete maqedonase që  është  një  maqedonas mbi moshën  50 vjecare.

Përndryshe, në temën e njëjtë, Portalb.mk ka arritur që të siguroje edhe dokumente që dëshmojnë për përfshirjen e Bekir Muamedit në keqpërdorime financiare.

Blerim Bexheti është aktualisht anëtar i kryesisë qendrore të BDI-së, ish-Ministër i Drejtësisë dhe ish kryetar i Komunës Saraj.  Në emailin e redaksisë së Portalb.mk kanë arritur disa dokumente të cilët prendendojnë shkelje ligjore nga Bexheti. I kontaktuar nga Portalb.mk, i njëjti ka mohuar të ketë pasur keqpërdorime gjatë punës së tij në komunë.

Sipas dokumenteve që thuhet se janë siguruar nga të punësuar të Komunës, dyshohet se Bexheti si kryetar Komune, në mënyrë kundër-ligjore i kishte dhënë tender në vlerë prej 810.000 euro, shefit të Kabinetit të vet Bekir Muhamedi nga f.Shishovë, gjegjësisht kompanisë BEKOM BEKIR DOEL me seli po ashtu në f.Shishovë që figuron në emër të vëllait Said Muhamedi. Tenderi në fjalë është paraparë për “Rregullimin e shtratit të lumit Vardar dhe rregullimin e shtratit të lumit Treska si dhe ndërtimin e kolektorëve për pastrimin e kanalizimit të f. Gllumovë, f. Shishovë dhe f. Gërçec.

Në bazë të dispozitave ligjore të RM-së vetë akti i dhënies së tenderit bashkëpunëtoreve të ngushtë ose familjarëve përbën praktikë korruptive  dhe vepër penale. Me këtë akt, Blerim Bexheti dyshohet se ka bërë një mori shkelje ligjore, si Ligji për parandalimin e konfliktit të interesave, neni 3, neni 5, neni 7; Ligji për parandalimin e korrupsionit, neni 31, neni 32, neni 38; si dhe vetë Ligjin për furnizime publike.
Në bazë të këtyre shkeljeve mjafton që organet kompetente si Komisioni për mbrojtje dhe parandalim të korrupsionit, Prokuroria publike, policia financiare apo reparti për krim të organizuar pranë MPB-së me automatizëm të ndërmarrin masa të duhura hetimore dhe hapat e mëtutjeshëm në bazë të ligjeve të RM-së.”

Sipas po të njëtit burim, projekti asnjëherë nuk u realizua bile puna shkoi edhe më keq kur Komuna e Sarajit falsifikoi dokumentet përkatës, si regjistrat e ndërtimit, stacionet dhe gjitha dokumentet e tjera për të treguar para Ministrisë së transportit situata fiktive kurse puna është realizuar, përderisa në praktikë kompania BEKOM BEKIR DOEL as që e kishte filluar punën.

Kjo mund të shihet edhe në dokumentet e mëposhtme, gjegjësisht në Kontratën për Cesion, Komuna kërkon nga MTL ti paguhet kompanisë BEKOM BEKIR DOEL situacioni në vlerë prej 15.000.000 denarë (240.000 euro) ndërsa në pasqyrën financiare nga buxheti i RM-së mund të shihet se kompania BEKOM BEKIR DOEL për projektin në fjalë ka realizuar situacionin në vlerë prej 6.938.072 denarë (110.000 euro) gjurmë të cilat më pastaj janë munduar ti mbulojnë me falsifikate dhe dokumente fiktive.

Në bazë të ligjit për vepra penale, Ligjit për procedim të veprave penale (të publikuar në g.z. nr 150 me 18.11.2010), është e nevojshme që organet kompetente si Komisioni për mbrojtje dhe parandalim të korrupsionit, Prokuroria publike, Drejtoria e Policisë financiare, Agjencia për zbulim dhe kundërzbulim financiar, Reparti për krim të organizuar pranë MPB-së me automatizëm të ndërmarrin masa të duhura hetimore dhe hapat e mëtutjeshëm në bazë të ligjeve të RM-së.

Bexheti për Portalb.mk: Të pavërteta janë këto akuza!

I kontaktuar nga Portalb.mk, Blerim Bexheti ka mohuar të ketë pasur keqpërdorime gjatë punës së tij në komunë. Ai thotë që është i sigurtë në punën që ka bërë dhe është i pastër.

“Ju garantoj që nuk ka asgjë të vërtetë në këtë që thuhet për tenderin. Çdo institucion ka revizion dhe gjatë revizionit nuk është konstatuar asnjë shkelje. Kemi punuar pastër. Këto janë akuza të pabaza dhe nuk kanë të bëjnë me realitetin. Nuk kam bërë asnjë biznes e as kam dhënë tender në mënyrë jo-ligjore. Ata që akuzojnë le të dalin me emër dhe mbiemër të flasin” u shpreh Bexheti.

Ndryshe, përflitet se Blerim Bexheti mund të zgjidhet zëvendës në MPB e ai këtë informatë për Portalb.mk as e mohoi e as e konfirmoi.

Ja dhe dokumentat

BB-Skandal810k (1) - CopyBB-Skandal810k (1) - CopyBB-Skandal810k (2) - CopyBB-Skandal810k (2) - CopyBB-Skandal810k (3) - CopyBB-Skandal810k (3) - CopyBB-Skandal810k (4) - CopyBB-Skandal810k (5) - CopyBB-Skandal810k (6) - CopyBB-Skandal810k (7) - Copy

Loading...