Telekomi do të falimentojë brenda 12 muajve për shkak të borxheve!

Telekomi është në krizë të thellë financiare dhe rrezikon të falimentojë pas 12 muajve.
Për krizën financiare të Telekomit të Kosovës, kryesuesja e Bordit të kësaj kompanie publike Besa Shatri-Berisha, ka njoftuar Kabinetin qeveritar, raporton KTV.
Ajo tha se humbjet për tre muajt e parë të këtij viti janë 4 milionë euro, si rezultat i rënies së të hyrave dhe rritjes së shpenzimeve.
Derisa Telekomi tash për tash i ka mbi 60 milionë euro borxh.
Kryesuesja e Bordit të Telekomit, ka thënë se janë disa arsye që rrezikojnë falimentimin. Ndër to edhe shlyerja e borxhit prej 26 milionë eurove ndaj kompanisë Z-Mobile.
Pavarësisht shqetësimeve të ngritura për krizën e Telekomit, Haradinaj ka përjashtuar çdo mundësi që Qeveria t’i paguajë borxhet.

Pasuria neto e ndërmarrjes publike, sipas kryesueses së Bordit të Telekomit, është 34 milionë euro.
Në mbledhjen e Qeverisë, Kabineti qeveritar ka miratuar Planin Aksional për adresimin e problemeve të dala nga Raporti i Progresit për Kosovën. /Insajderi.com

Loading...