Temperaturat e larta, dietologët me rekomandime

Gjatë stinës së verës kur temperaturat shënojnë rritje, rekomandohet që ushqimet të përshtaten me këto kushte, pasi ka ushqime që mund të përkeqësojnë gjendjen e organizmit gjatë të nxehtit. Dietologët rekomandojnë kujdes të veçantë, posaçërisht në aspektin higjienik dhe atë nutritiv. Siç sqarojnë ata, mënyra më e mirë është konsumimi I pemëve, perimeve, drithërave, ujit dhe lëngjeve të pagazuara.

Të konsumohen ushqime kryesisht më të freskëta që përmbajnë një sasi të lartë të ujit që të na hidratojë trupin, flasim kryesisht për fruta, perime, qoftë ato të freskëta të cilat duhet të prefrohen në këto momente mirëpo mund të jenë edhe të përgatitura në avull. Rekomandohen këto produkte me qëllim që të evitohen ato me yndyrë. Nga njëra anë për shkak të ndikimit të tyre në rritjen e presionit ose shtypjes së gjakut, në rritjen e glicemisë në gjak por që edhe pasi që më pak rrezikohet që të prishen ose të na helmojnë në një farë mënyrë që mund të jetë edhe e dëmshme, madje në disa raste mund të jetë edhe vdekjeprurës, varësisht nga shëndeti i personit” tha Valbona Kadriu, dietologe.

Përveç kësaj, dietologja Kadriu rekomandon evitimin e produkteve të mishit të përpunuar për shkak se shpesh herë ndodhë që të jenë të kontaminuara. Ajo madje shton që vazhdimisht të konsumohet ujë I thjeshtë dhe e njejta shprehi tu krijohet edhe fëmijëve që në të shumtën e rasteve harrojë të pijnë ujë.

Nëse jemi gjatë tërë kohës të hidratuar mirë atëherë nuk do të orientohemi edhe drejt lëngjeve të gazuara të cilat përmbajnë shumë sheqer, ndonjëherë na japin atë dëshirën ose ndoshta oreksin që ti konsumojmë dhe kjo ndodhë zakonisht kur trupit tonë I mungon uji. Fëmijët fillimisht duhet që ne ti nxisim të pinë ujë, ndërsa ato nuk e kanë mendjen e ne harrojmë, duhet ti hidratojmë gjatë tërë kohës. Tek fëmijët është edhe më e lehtë, nëse ne ia imponojmë në një farë mënyre ushqimin e freskët, një sallatë të frutave, me pak dekor sipër, me një fije çokollate nuk do ju bëj dëm atyre dhe do të jetë shumë më e shëndetshme. Pastaj edhe perimet, një sallatë e perimeve”- deklaroi Valbon Kadriu, dietologe.

Gjithashtu dietologët këshillojnë që ushqimet të përgatiten duke u zier ngadalë, të shmanget fërgimi dhe pjekja e tyre. Të anashkalohen ushqimet e njelmëta dhe të yndyrshme, mishi I kuq dhe produktet e mishit të zëvendësohen me mish peshku dhe fruta deti ndërkohë që vaktet të jenë më të shpeshta por në porcione me të vogla. Këshilla e veçantë që vjen nga dietologët është që gjatë ditëve të nxehta të shmanget alkooli dhe pijet me kofeinë.

Loading...