Moti gjatë dy ditëve të vikendit do të jetë me diell dhe paraqitje të herë pas hershme të vranësirave që do të jenë më të theksuara në viset me lartësi mbidetare 800 m.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik sipas të cilit, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë sidomos ditën e shtune, presioni atmosferik mbetet ndjeshëm i lartë, lagështia relative po ashtu do të shënoë vlera të larta dhe do të krijojë ndjesi për mot me vapë, ka bërë të ditur ky Institut.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Loading...