Tenderi për lejet e vozitjes sjell 750 mijë euro profit për “kryetarin e partisë”, 750 mijë për “deputetin”

Tenderi për patent shoferat, respektivisht për lejet për vozitje, që shkaktoi bujë aq të madhe në opinion, parashikohet që brenda një viti do të sjellë profit në vlerë prej 1.5 milionë eurove, thonë njohësit e rrethanave. Sipas tyre, profiti do të ndahet mes deputetit shqiptar dhe “klikës” së tij në njërën anë, dhe kryetarit të partisë me klikën e tij në anën tjetër. Ndarja e profiti pritet të bëhet 50:50, respektivisht për deputetin me grupin e tij 750 mijë euro, kurse për kryetarin me grupin e tij poashtu 750 mijë euro. Profiti i madh që sjell ky tender, pritet të shkaktojë turbulenca dhe përplasje edhe në të ardhmen.
Njohësit e rrethanave nuk kanë dashur të tregojnë se për kë bëhet fjalë në këtë rast, respektivisht kush është “kryetari” e kush “deputeti”, duke theksuar se opinioni shqiptar është mirë i njoftuar për rastin dhe e din se për kë bëhet fjalë.

Loading...