Tension në Beograd: Sheshel shkel dhe djeg flamurin kroat, irritohet Zagrebi

Kreu i radikalëve serbë Vojisllav Sheshel, kreu një akt të paprecedentë, por krejt në natyrën e tij, kur shkoi e shkeli e më pas dogji, flamurin kroat në parlamentin e Serbisë. Gjithçka ndodhi ndërsa kreu i parlamentit kroat Gordan Jandrokoviç po kryente një vizitë aty.

Siç raportojnë disa burime, Sheshejl ka deklaruar me krenari se e morri flamurin e ustashëve dhe e mallkoi atë.

Reagoi menjëherë kryeparlamentari kroat Jandrokoviç, i cili tha se “kjo është e papranueshme dhe një fyerje për popullin serb që krenohet me një traditë të mikpritjes”.

Pas këtij zhvillimi, i gjithë delegacioni kroat vendosi ta linte Beogradin duke e ndëprerë në mes vizitën, e të kthehej në vendin e vet.

Urrejtja mes serbëve dhe kroatëve, të cilët po ashtu luftuan ashpër mes njëri-tjetrin në fillimin e viteve ’90-të gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, i ka rrënjët në Luftën e Dytë Botërore. Serbia pretendon se regjimi ustash kroat bashkëpunoi me pushtuesit, ndërkohë që serbët luftuan kundër tij.

Madje serbët pretendojnë se ustashët kroatë kanë kryer krime ndaj tyre. /tesheshi.com/

Loading...